Medalja e bronztë kursen jugkoreanët nga ushtria

12 Gusht 2012 - 12:57      

Futbollistët e Koresë së Jugut kanë festuar gjatë fitoren e së premtes kundër Japonisë me rezultatin 2:0. Kjo fitore, pos që ua siguroi medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike "Londra 2012", ua siguroi edhe lirimin nga shërbimi ushtarak.
Autoritetet e Koresë së Jugut kanë premtuar të kursejnë skuadrën nga shërbimi ushtarak - që zakonisht është i obligueshëm - nëse sigurohet medalja e bronztë. Futbollistët me sukses kryen misionin e tyre të premten mbrëma në Cardiff.

Londër, 12 gusht  - Futbollistët e Koresë së Jugut kanë festuar gjatë fitoren e së premtes kundër Japonisë me rezultatin 2:0. Kjo fitore, pos që ua siguroi medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike "Londra 2012", ua siguroi edhe lirimin nga shërbimi ushtarak.

Autoritetet e Koresë së Jugut kanë premtuar të kursejnë skuadrën nga shërbimi ushtarak - që zakonisht është i obligueshëm - nëse sigurohet medalja e bronztë. Futbollistët me sukses kryen misionin e tyre të premten mbrëma në Cardiff.

Trajneri i Koresë së Jugut, Hong Myung-Bo, pranon se festa ka dalë pak nga kontrolli, pasi futbollistët, pos që ishin të lumtur me të bronztën, iu gëzuan edhe lirimit nga shërbimi ushtarak.

"Zhveshtorja është një katastrofë e vërtetë. Futbollistët u çmendën dhe hodhën gati çdo gjë. Unë nuk kam mundur të futesha brenda dhe është dashur të prisja jashtë derisa ka nisur konferenca për media. Ishte çmenduri", ka thënë trajneri Myung-Bo.

Afro 15 mijë tifozë kanë shpërthyer në festë në qendër të Seoulit, duke vallëzuar dhe duke kënduar, një pamje që nuk ishte parë që nga Botërori 2002 i mbajtur në Kore të Jugut e Japoni.

Trajneri Myung-Bo thotë se futbollistët me lirimin nga shërbimi ushtarak mund të koncentrohen në karrierat e tyre, por kjo do t'i shkojë për shtati edhe përfaqësueses. Shërbimi ushtarak në Kore të Jugut zgjat 21 muaj.

"Ky rezultat do të sjellë përfitime të mëdha për karrierën e tyre dhe nuk kanë pse të bëjnë shërbim ushtarak. Kjo do të jetë e rëndësishme për zhvillimin e futbollit korean", ka thënë trajneri.

Futbollisti Ki Sung-Yeung ka qenë në një mendje me trajnerin.

"Na u ofrua kjo mundësi dhe jemi të lumtur që fituam dhe evituam shërbimin. Tash mund të luajmë në Evropë më shumë dhe është motivim i madh për ne", ka thënë mesfushori i Celtikut, Ki.

Golat nga Park Chu-Young dhe Koo Ja-Cheol u siguruan jugkoreanëve fitore ndaj rivales së Azisë, Japonisë, në kryeqendër të Uellsit.

Koreja e Jugut është bërë skuadra e parë e Azisë që fiton një medalje në turne të futbollit në konkurrencën e meshkujve që kur këtë e bëri Japonia në "Meksikë 1968", ku po ashtu fitoi të bronztën.

Kjo ishte vetëm fitorja e dytë e Koresë së Jugut gjatë 90 minutave, pasi në çerekfinale e mposhtën Britaninë e Madhe vetëm pas penalltive.

Trajneri i Japonisë, Takashi Sekizuka, ka pranuar se koreanët ishin dukshëm më të mirë në mbrojtje, por ai është ankuar në fushën e stadiumit të Cardiffit.

"Është fatkeqësi që humbën ndeshjen. Unë kam dashur që lojtarët e mi të ktheheshin me një medalje. Ishte e vështirë të luanim lojën tonë për shkak të gjendjes së fushës. Ishte shumë e vështirë që të thyhej mbrojtja koreane", ka thënë Sekizuka.

Japonia në fazën grupore kishte mposhtur Spanjën me rezultatin 1:0, ndërsa në çerekfinale shkatërroi Egjiptin me shifrat 3:0. Trajneri japonez nuk ka dashur të kritikonte lojtarët e tij për performancën e treguar në luftë për të bronztën.

"Ne patëm raste për të shënuar dhe vazhduam të sulmonim në pjesën e dytë. Por Koreja e Jugut shfrytëzoi rastet e saj dhe shënoi. Lojtarët e mi luajtën mirë deri në çastet e fundit të ndeshjes. Ata bënë detyrën e tyre", ka thënë Sekizuka.

Japonia në gjysmëfinale ishte mposhtur me rezultatin 3:1 nga Meksika. 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...