Londra paralajmëron mbyllje mahnitëse të LO

12 Gusht 2012 - 10:39      

Organizatorët artistikë të Olimpiadës, “Londra 2012", kanë paralajmëruar se mbyllja e lojërave verore sot në mbrëmje, do të jetë po aq mahnitëse sa ishte edhe hapja e tyre më 27 korrik.

Londër, 12 gusht - Organizatorët artistikë të Olimpiadës, “Londra 2012", kanë paralajmëruar se mbyllja e lojërave verore sot në mbrëmje, do të jetë po aq mahnitëse sa ishte edhe hapja e tyre më 27 korrik.

Drejtuesi i ceremonisë mbyllëse Kim Gejvin ka paralajmëruar shumë argëtim për të pranishmit, duke mos lënë anash, edhe kësaj here sjelljen e historisë muzikore britanike, por edhe të fushave tjera artistike.

“Gjithmonë ka qenë bekim të merresh me këtë punë, të organizosh një ceremoni pas ngjarjes kryesore dhe natyrisht që unë dua që ajo të jetë një festë, unë dua që njerëzit të argëtohen, unë dua që ajo të jetë shumëngjyrëshe dhe gjithashtu t’ju sjellim në mend epokat e caktuara të muzikës të mbledhur përgjatë 50 vjetëve, muzikë pop, por jo vetëm muzikë pop – në modë po ashtu, kulturë - kështu që kam kërkuar që kjo të jetë ceremonia më e mirë e mbylljes e parë ndonjëherë”, tha Gejvin, transmeton REL.

Organizatorët e Olimpiadës së sivjetme që u mbajt për më shumë se tri javë në Londër, i kanë lënë duart e lira artistëve për të përmbyllur këtë garë ku morën pjesë qindra atletë nga tërë bota.

"Në terma të përgjithshëm, ne kemi qenë shumë të kënaqur që të mos ndërhyjmë, por t’i lëmë lirinë artistike regjisorëve që të bëjnë atë që mendojnë saktësisht se është më e mira. Kështu, mendoj se është më së miri të festohet inovacioni, kreativiteti, diversiteti dhe imagjinata e vendit tonë, nëpërmjet individëve që më shumë sesa ne e përbëjnë këtë vend, ne si një komitetit organizues, duke u përpjekur të themi se çfarë duhet të të përfshihet në ceremoni”, tha producenti ekzekutiv i të gjitha ceremonive olimpike në Londër, Stiven Daldri.

comments powered by Disqus

Rrjetet sociale

Karikatura e ditës

Jeton Mikullovci
Galeria >

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...