Maratona zhvillohet sot, në ditën e fundit të "Londra 2012"

12 Gusht 2012 - 08:40      

Kenianët do të vrapojnë me zemër të lënduar dhe si favoritë absolutë në garën e maratonës së meshkujve në rrugët e Londrës, shkruan sot Koha Ditore.
Katër vite më parë në Pekin, Sammy Wanjiru fitoi të artën e parë olimpike në maratonë për meshkujt e Kenias, Por, ai vdiq vitin e kaluar pasi ra nga ballkoni nga kati i dytë, pas një zënke familjare. Bashkëkombësit e tij do të garojnë me të në mendje.

Londër, 12 gusht  - Kenianët do të vrapojnë me zemër të lënduar dhe si favoritë absolutë në garën e maratonës së meshkujve në rrugët e Londrës, shkruan sot Koha Ditore.

Katër vite më parë në Pekin, Sammy Wanjiru fitoi të artën e parë olimpike në maratonë për meshkujt e Kenias, Por, ai vdiq vitin e kaluar pasi ra nga ballkoni nga kati i dytë, pas një zënke familjare. Bashkëkombësit e tij do të garojnë me të në mendje.

Pritjet janë shumë të mëdha për garën që zhvillohet të dielën (sot) nga ora 12:00, në ditën e fundit të LO "Londra 2012. Grupi i përbërë nga Wilson Kipsang, Abel Kirui dhe Emmanuel Mutai, shumë lehtë mund të fitojnë të tri medaljet për Kenian, një gjë që nuk donë të premtojnë. Atletët në maratonë vrapojnë 42 kilometra e 195 metra.

"Kjo është shumë sfiduese për ne. Të gjithë kenianët thoshin, 'Ju maratonistët do të na shpëtoni ne, pasi jeni të fundit që garoni'. Jemi në një presion të madh", ka thënë Mutai.

Jo më kot pritjet janë kaq të mëdha.

Kipsang është ndër figurat më të famshme të maratonës në ditët e sotme. Ai fitoi maratonën e Londrës prillin e kaluar. Mutai zakonisht përfundon në treshen më të mirë të maratonave dhe Kirui është kampion i dyfishtë i botës.

Nuk është një përbërje e keqe për të sfiduar kundër etiopianëve, që janë rivalët kryesorë të kenianëve në luftë për të artën.

"Unë e di se kemi dy gjëra për të bërë në Londër. E para është që të mbrojmë titullin që e ka fituar i ndjeri Samuel Wanjiru. Dhe po ashtu të arrijmë suksese për vete. Unë personalisht dua të sigurohem që të vrapoj sa më mirë. Nëse fitoj medalje të artë atëherë është një arritje e madhe. Por, më me rëndësi është që të mbrojmë titullin olimpik", ka thënë Mutai.

Wanjiru ishte dominues në vrapime të distancave të mëdha, para se të vdiste. Atleti 24-vjeçar kishte fituar maratonën e Londrës në vitin 2009 si dhe atë të Chicagos në vitin 2009 dhe 2010.

Me Wanjirun në mendje, kenianët janë duke u munduar që ta mbajnë në pronësi medaljen e artë olimpike.

"Gjëja më e rëndësishme është të fitojmë medaljen e artë", ka thënë Mutai.

Ndryshe nga Lojërat Olimpike të kaluara, kësaj radhe nuk do të ketë britma të tifozërisë me t'u futur garuesit në stadium. Kjo pasi gara do të përfundojë disa kilometra larg stadiumit.

Legjenda etiopiane Haile Gebreselassie thotë se është mëkat që garuesit nuk përfundojnë garën në stadium. Ai vlerëson se është dashur të ndodhte kjo pasi tifozët britanikë janë fenomenalë.

"Kjo është tifozëria më e mirë që kam parë në jetën time në atletikë. Do të ishte shumë më mirë po qe se gara do të përfundonte në stadium", ka thënë Gebreselassie, kampion i dyfishtë olimpik në 10 mijë metra vrapim dhe ish-rekordmen i botës në maratonë.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...