Amerikanët sërish kundër Spanjës për fron në basketboll

12 Gusht 2012 - 08:38      

Me të realizuar Carmelo Anthony treshen e fundit që ia dha vulën sfidës me Argjentinën, amerikanët u futën në parket për një festë të shkurtër.
Festa e vërtetë nuk mund të bëhet deri të dielën.
Amerikanët kanë treguar se janë të pandalshëm. Ata nuk mendojnë të dorëzohen kur janë vetëm një fitore larg të artës.

Londër, 12 gusht - Me të realizuar Carmelo Anthony treshen e fundit që ia dha vulën sfidës me Argjentinën, amerikanët u futën në parket për një festë të shkurtër.

Festa e vërtetë nuk mund të bëhet deri të dielën.

Amerikanët kanë treguar se janë të pandalshëm. Ata nuk mendojnë të dorëzohen kur janë vetëm një fitore larg të artës.

"Ne nuk do ta marrim si të sigurt medaljen e artë. Ne po presim sfidën e së dielës", ka premtuar LeBron James.

Spanja mund të mos jetë aq e etur sa amerikanët.

Me katër bombardues në sulm, Anthonyn, Kevin Durantin, Jamesin e Kobe Bryantin, që së bashku shënuan 68 pikë, SHBA-ja në gjysmëfinalen e të premtes mbrëma shkatërroi Argjentinën me rezultatin 109:83 dhe kështu siguroi një përballje finale me Spanjën. Skuadrat u takuan mes vete edhe në finalen e "Pekin 2008". Është një rimeç me Spanjën, por mund të jetë sërish një ndeshje pa konkurrencë. Takimi zhvillohet në ditën e fundit të LO, të dielën (sot) nga ora 16:00.

Në shtatë ndeshje në "Londra 2012", amerikanët janë treguar shumë më të suksesshëm se që ishte pritur. Ata kanë kthyer një turne që ishte parashikuar si mjaft konkurrent, në një turne të njëanshëm, ku kanë treguar superioritet në çdo ndeshje. Amerikanët kanë pasur tepër gjuajtje nga jashtë, tepër muskuj brenda - më tepër se që mund të përballojë ndonjë kundërshtar.

Amerikanët tash janë të përkushtuar të fitojnë titullin e dytë olimpik rresht.

"Nga këtu e tutje do të shihni një përqendrim më të madh nga ne", ka thënë Anthony.

Durant ka shënuar 19 pikë, James e Anthony nga 18, ndërsa Bryant realizoi 13 pikë.

"E mira e këtyre djelmoshave është se kur e shohin që njëri është në seri, atëherë ia japin topin. Kapaciteti për të shënuar është i madh te secili prej tyre dhe është nder t'i shohësh se si koncentrohen te njëri që është në formën më të mirë. Më bën të ndihem krenar që jam trajner i kësaj skuadre", ka thënë trajneri i SHBA-së, Mike Krzyzewski, për të cilin ndeshja finale është e fundit.

Spanja me gjithë lëndimet dhe formën jo të mirë, ka arritur në finale të turneut olimpik për herë të dytë me radhë. Spanja arriti që në gjysmëfinale të mposhtë Rusinë me rezultatin 67:59.

Ata kanë mundësinë që të përballen sërish me amerikanët, ndaj të cilëve në Pekin, para katër vjetësh kishin pësuar me rezultatin 118:109.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...