Shtyhet Raiffeisen Superliga e Kosovës në Futboll

6 Gusht 2012 - 12:47      

Nuk është bora e as shiu që këtë herë janë bërë shkaktar të shtyrjes së fillimit të kampionatit të Superligës në Kosovë. Në fakt, është festa e Fitër Bajramit, që ka shtyrë fillimin e edicionit 2012/2013, të paraparë për të filluar më 18 dhe 19 gusht. Festa e Bajramit është më 19 gusht.

Prishtinë, 6 gusht - Nuk është bora e as shiu që këtë herë janë bërë shkaktar të shtyrjes së fillimit të kampionatit të Superligës në Kosovë. Në fakt, është festa e Fitër Bajramit, që ka shtyrë fillimin e edicionit 2012/2013, të paraparë për të filluar më 18 dhe 19 gusht. Festa e Bajramit është më 19 gusht.

Zëdhënësi i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fazli Berisha, ka deklaruar se disa klube kanë bërë kërkesë për shtyrje, mirëpo deri më tani nuk është marrë asnjë vendim. “Janë disa klube që kanë bërë kërkesën për shtyrje pikërisht për shkak të festës së Bajramit, mirëpo deri më tani nuk është vendosur asgjë. Është Këshilli për Mbledhje Urgjente, i cili do të dalë me ndonjë vendim”, tha Berisha për “Sport”.

Shtyhet për 21 gusht

Edhe pse ende nuk ka zyrtarisht ndonjë njoftim nga federata sa i përket shtyrje, janë pikërisht klubet të cilat konfirmojnë shtyrjen. Sipas tyre, ato veç janë informuar nga federata, se kampionati do të nis më 21 gusht.

“Ne jemi njoftuar se kampionati është shtyrë për 2-3 ditë. Kështu, skuadrat që kanë pasur të luajnë ndeshjet e para të shtunën (18 gusht), do të luajnë të martën (21 gusht), kurse ato që kanë pasur të zhvillojnë ndeshjet të dielën, do të luajnë të mërkurën”, sqaroi për gazetën, drejtori i Lirisë, Hatmi Gashi.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...