Korrupsioni dëbon investitorët e huaj nga Kosova

3 Gusht 2012 - 18:18      

Niveli i lartë i korrupsionit në institucionet shtetërore është një ndër faktorët kryesorë që investitorët e huaj po hezitojnë që kapitalin e tyre ta plasojnë në Kosovë, konsiderojnë njohës të çështjeve ekonomike.

Prishtinë, 3 gusht - Niveli i lartë i korrupsionit në institucionet shtetërore është një ndër faktorët kryesorë që investitorët e huaj po hezitojnë që kapitalin e tyre ta plasojnë në Kosovë, konsiderojnë njohës të çështjeve ekonomike.

Edhe në raporte të ndryshme të institucioneve ndërkombëtare, Kosova vazhdimisht është cilësuar si vend i pasigurt për investime.

Gazetari i ekonomisë, Ibrahim Rexhepi thotë se autoritetet kompetente ende nuk kanë krijuar një ambient të sigurt për investitorët potencialë. Korrupsioni është bërë si një formë, siç thotë ai, e “zakonshme” e funksionimit të institucioneve publike.

“Posaçërisht e kam fjalën kur është çështja e tenderëve të ndryshëm, procedurave të prokurimit, probleme më doganën, probleme më administratën tatimore, apo realisht korrupsioni është bërë si një formë shumë e ‘zakonshme’ e funksionimit të institucioneve publike. Çka do të thotë se edhe qytetari i rëndomtë për të kryer një punë të zakonshme duhet të jetë i gatshëm që të korruptojë dikë”, thekson Rexhepi për REL.

Edhe Mejdi Bektashi, profesor në Universitetin e Prishtinë, thotë se dukuria e korrupsionit dhe mangësia e sigurisë ligjore kanë bërë që investitorët e huaj të mos investojnë në vendin tonë.

Ai vlerëson se Qeveria duhet të marrë masa të ashpra për luftimin e kësaj dukurie, në mënyrë që të bindë investitorët e huaj se Kosova është shtet i sigurt për investime.

“Unë besoj se ne si shtet duhet shumë shpejt të marrim masa të ashpra e drastike kundër këtij fenomeni. Sepse, ka mjaft afera të mëdha korruptive, të cilat janë prolonguar me vite të tëra, kurse ekzekutivi dhe legjislativi duhet sa më shpejt që këto afera t’i  përmbyllin, më qëllim që t’i tregohet investitorëve të huaj se është një vend i sigurt për investimet e huaja”, shprehet Bektashi.

Çështje tjetër që ngadalëson ardhjen e investitorëve të  huaj është edhe jostabiliteti, kur janë në pyetje vendimet e shpeshta që merren nga ekzekutivi, vlerëson Rexhepi.

“Jostabiliteti kur janë në pyetje vendimet qeveritare, të cilat ndryshojnë çdo gjashtë muaj, si e patëm rastin me çimenton, apo më aplikimin e ngarkesave të ndryshme tatimore, dhe niveli i lartë i korrupsionit, mosfunksionimi i ligjit dhe institucionet joefikase, konkretisht kur është fjala te gjykatat”, thotë ai.

Ndërkaq, profesori Bektashi i bën thirrje autoriteteve kompetente që të përmirësojnë ambientin investues në vend, pasi, sipas tij, investimet e huaja vlerësohen si mjete të domosdoshme për zhvillim të përgjithshëm ekonomik.

“Në mënyrë që të barazohemi me shtetet tjera të rajonit, duhet të krijojmë favore më të mëdha që këta investitorë të vijnë në Kosovë. Unë e shoh të vetmin shpëtim për zhvillim dhe për dalje nga kriza aktuale pikërisht stimulimin maksimal të investimeve të huaja. Sepse potencialet tona financiare janë shumë të vogla për të mundësuar një zhvillim ekonomik me shkallë 4-6 për qind në vit”, thotë Bektashi.

Sipas raportit të Bankës Qendrore së Kosovës, që nga viti 2007 ka pasur rënie të vazhdueshme të investimeve të huaja.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...