Babai hedh foshnjën nga dritarja

31 Korrik 2012 - 09:29      

Një ngjarje e rëndë që tronditi Tiranën mbrëmjen e së hënës ka shokuar opinionin e gjerë. Babai hodhi nga kati i katërt i Maternitetit “Koço Gliozheni” foshnjën e porsalindur.

Tirnaë, 31 korrik - Një ngjarje e rëndë që tronditi Tiranën mbrëmjen e së hënës ka shokuar opinionin e gjerë. Babai hodhi nga kati i katërt i Maternitetit “Koço Gliozheni” foshnjën e porsalindur.

Burime të policisë së kryeqytetit tregojnë se foshnja ishte tre ditëshe dhe e seksit mashkull, transmeton TCH.

Blutë e Tiranës thanë se i dyshuari për ngjarjen është Hysen Biba dhe se policia u vu ne ndjekje për kapjen e tij.

Në kryeqytet u ngritën disa postoblloqe, ndërsa në operacion u përfshinë edhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë.

Mësohet se ngjarja ndodhi në momentin kur nëna nuk ishte në dhomën e maternitetit dhe foshnja ndodhej vetëm me të atin. Pasi e hodhi të miturin nga dritarja e maternitetit në katin e katërt, babai u largua me automjetin e tij.

Mjekët u përpoqën t’i shpëtonin jetën foshnjës, por ajo nuk mundi të mbijetojë për shkak të lartësisë së madhe nga ku u hodh.

Policia po heton për shkaqet që kanë çuar babanë të ndërmarrë këtë veprim, ndërsa thuhet se para se të ndërmerrte këtë akt, ai kishte debatuar me bashkëshorten. Ndërkaq nëna e shokuar nga ky veprim është nën kujdesin e mjekëve dhe psikologëve në Maternitet. Paraprakisht thuhet se babai vuante nga depresioni.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...