LDK-ja i kërkon EULEX-it zbardhjen e vrasjeve të anëtarëve të saj

31 Korrik 2012 - 08:57      

Raporti i misionit të EULEX-it i publikuar javën e kaluar në të cilin theksohej se dhjetëra vrasje në Kosovë pas luftës janë kryer për motive politike e që viktima ishin kryesisht aktivistë të LDK-së, i ka nxitur familjarët e viktimave që të marrin hapa konkretë për të zbardhur të vërtetën.

Prishtinë, 31 korrik – Raporti i misionit të EULEX-it i publikuar javën e kaluar në të cilin theksohej se dhjetëra vrasje në Kosovë pas luftës janë kryer për motive politike e që viktima ishin kryesisht aktivistë të LDK-së, i ka nxitur familjarët e viktimave që të marrin hapa konkretë për të zbardhur të vërtetën. Familjarët kanë filluar përgatitjet për krijimin e një organizate joqeveritare që do të quhet “Thirrje drejtësisë”, përmes së cilës synojnë që t’i nxisin institucionet e drejtësisë që të veprojnë për të gjitha rastet e vrasjeve të bëra ndaj anëtarëve të LDK-së, si para ashtu edhe pas luftës. Ndërsa kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka kërkuar nga misioni i EULEX-it që të zbardhë të gjitha vrasjet e bëra që nga paslufta.

“Synimi ynë është që të ecë procesi më shpejt dhe të zbardhen këto raste dhe ai raport i EULEX-it na shtyri që të bashkohemi të gjithë familjarët e viktimave që janë të vrarë gjatë luftës dhe pas lufte në mënyrë tinëzare”, ka thënë të hënën Imer Imeri, vëllai i Haki Imerit, i cili njihej si dora e djathtë e ish-presidentit Ibrahim Rugova. Imeri ka sqaruar se për ta ndihmuar zbardhjen e së vërtetës ata do të kërkojnë ndihmë edhe nga presidentja e vendit, Atifete Jahjaga.



Gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”
comments powered by Disqus

Rrjetet sociale

Karikatura e ditës

Jeton Mikullovci
Galeria >

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...