“N’kuzhinë te Linda” sjell receta ushqimesh verore

27 Korrik 2012 - 15:29      

Ditët e nxehta të verës mund të kalohen më lehtë në shoqërinë e kanalit më alternativ në Kosovë. Kohavision ka menduar edhe për ushqimet e verës. Për të dhënë propozimet e duhura se çka mund të përgatisin shikuesit e KTV-së gjatë këtyre ditëve, stafi i këtij kanali ka rezervuar hapësirë për një rubrikë të re televizive. “N’kuzhinë me Lindën” titullohet rubrika e cila do të transmetohet në kuadër të emisionit “Monochrom”, të shtunave dhe të dielave në orën 21:15. Linda, një e pasionuar pas kuzhinës, për dhjetë minuta do të demonstrojë receta të cilat janë të përshtatshme për verë.

Prishtinë, 27 korrik - Ditët e nxehta të verës mund të kalohen më lehtë në shoqërinë e kanalit më alternativ në Kosovë. Kohavision ka menduar edhe për ushqimet e verës. Për të dhënë propozimet e duhura se çka mund të përgatisin shikuesit e KTV-së gjatë këtyre ditëve, stafi i këtij kanali ka rezervuar hapësirë për një rubrikë të re televizive. “N’kuzhinë me Lindën” titullohet rubrika e cila do të transmetohet në kuadër të emisionit “Monochrom”, të shtunave dhe të dielave në orën 21:15. Linda, një e pasionuar pas kuzhinës, për dhjetë minuta do të demonstrojë receta të cilat janë të përshtatshme për verë.

Dardan Selimaj, producent i programit në Kohavision, ka dhënë më shumë detaje për rubrikën e re.

“Linda e udhëheq vetë emisionin. Ajo është një kuzhiniere nga kryeqyteti dhe emisioni xhirohet në ambient shtëpiak. Shumica e perimeve që përdor janë kultivuar në bahçen e saj”, ka shpjeguar Selimaj.

Sipas tij, “N’kuzhinë me Lindën” do të jetë një format i ri televiziv i përgatitjes së recetave.

“Është një format i shkurtër. Për dhjetë minuta ajo përgatit ushqimet. Në sezonin veror do të transmetohet në kuadër të ‘Monochrom’, ndërsa nga shtatori nis në kuadër të programit të mëngjesit dhe do të ketë format ditor”, ka thënë ai.

Derisa ka thënë se ideja e “N’kuzhinë te Linda” është që shikuesve të KTV-së t’u dhurohen receta për një kohë të shkurtër, Selimaj ka zbuluar se çka do të ketë në edicionin e parë, që transmetohet të shtunën.

“Ajo demonstron pak receta tradicionale, por ka kryesisht receta me ushqimet e verës. Dy recetat e para janë një formë e re e gatimit të karkalecave të detit dhe përgatitja e ushqimeve me mjedra”, ka thënë ai.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...