Syzet e diellit – më shumë se detaj mode

21 Korrik 2012 - 11:44      

Nëse në fëmijëri nuk keni përdorur syze të diellit, kjo nuk do të thotë që nuk u duhen as fëmijëve tuaj! Po ashtu, dëmi i rrezatimit UV është gjithnjë më i madh me kalimin e viteve, çka do thotë

Nëse në fëmijëri nuk keni përdorur syze të diellit, kjo nuk do të thotë që nuk u duhen as fëmijëve tuaj! Po ashtu, dëmi i rrezatimit UV është gjithnjë më i madh me kalimin e viteve, çka do thotë që në kohën e sotme çdokush ka nevojë për mbrojtje, madje edhe fëmijët.

Është shprehi e prindërve që fëmijën ta lyejnë me kremin për mbrojte nga dielli ose t’i vënë kësulë apo kapelë. E gjithë kjo është e nevojshme, po për syzet e diellit?

Kurrë nuk është vonë për të filluar të përdorni syze dielli. Sa më herët që një person fillon t’i mbrojë sytë e vet, ka më pak probabilitet për të pasur dëmtime të shikimit.

Hulumtimet kanë treguar se si shumica e njerëzve janë joseriozë sa i përket mbrojtjes së syve të fëmijëve, ndërsa 76 për qind kanë pranuar që fëmijët e tyre nuk bartin gjithmonë syze.

Kjo sigurisht nuk do të thotë që nuk i duan, sepse përqindja e njëjtë kanë thënë që i mbron fëmijët nga rrezet UV ashtu qe i lyejnë me kremin për rrezitje.

Ekspozimi në rrezet e diellit mund të dëmtojë thjerrëzat dhe retinën e syve dhe krejt kjo çon në dëmtimin afatgjatë të shikimit. Me këtë lidhen edhe sëmundjet siç është krijimi i kataraktit dhe degjenerimi makular.

Me hulumtimin në 2000 fëmijë është konkluduar që 29 për qind e prindërve asnjëherë nuk ka blerë syze për fëmijët e vet, ndërsa tek ata të cilët kanë blerë më i rëndësishëm ka qenë çmimi se kualiteti. Vetëm 25 për qind e tyre kanë blerë markë me renome.

Ekspertët janë të befasuar me ata për të cilët më të rëndësishme janë syzet e lira të llojllojshme dhe jokualitative. Syzet nuk duhet të jenë të shtrenjta për të ofruar mbrojte të mirë, por e rëndësishme është që prindërit të shikojnë që syzet të kenë shenjën EC.

Fëmijët me sy me ngjyrë te çelët janë më shumë të ekspozuar ndaj dëmtimeve të diellit dhe gjithmonë duhet të bartin syze dielli.





 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...