OSBE dhe SEEMO: Dënohet sulmi ndaj gazetarit Halil Matoshi

12 Korrik 2012 - 18:18      

Përfaqësuesja për lirinë e mediave e OSBE-së, Dunja Mijatoviq sot e ka dënuar sulmin fizik ndaj gazetarit të Kohës Ditore, Halil Matoshi, njoftoi Zyra e OSBE-së në Vjenë.

Vjenë, 12 korrik - Përfaqësuesja për lirinë e mediave e OSBE-së, Dunja Mijatoviq sot e ka dënuar sulmin fizik ndaj gazetarit të Kohës Ditore, Halil Matoshi, njoftoi Zyra e OSBE-së në Vjenë.

Matoshi ishte sulmuar në mbrëmjen e 10 korrikut nga tre persona të paidentifikuar, kur po largohej nga një ngjarje kulturore në Prishtinë.

Matoshi ia doli të largohet dhe më vonë është trajtuar në spital.

Në njoftimin e OSBE-së thuhet se Halil Matoshi është i njohur për raportimin e tij investigues dhe kritikat ndaj politikanëve dhe zyrtarëve publikë.

“Ky sulm ka mundur të jetë fatal për gazetarin. Unë jam e lumtur që Halil Matoshi ia doli t’iu shmanget sulmuesve të tij”, tha Mijatoviq, dhe shtoi se “dhuna kundër gazetarëve është sulm kundër shprehjes së lirë dhe shoqërisë në tërësi dhe unë fuqishëm i dënoj të gjitha aktet e tilla”.

Sumin ndaj Halil Matoshit e ka dënuar edhe Organizata për Media e Evropës Juglindore SEEMO, me seli në Vjenë, që është pjesë përbërëse e Institutit Ndërkombëtar të Shtypit.

“I bëjmë thirrje policisë që t’i gjejë autorët e sulmit sa më shpejtë që të jetë e mundur dhe t’i vë ata para drejtësisë”, thuhet në komunikatën e SEEMO-s.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...