Kuriri i Beogradit: Hashim Thaçi ka gjak serbi

4 Korrik 2012 - 19:38      

Është e besueshme apo jo, por mediet serbe pretendojnë se kryeministrin aktual i Kosovës Hashim Thaçi ka gjak serbi.E përditshmja serbe e Beogradit Kurir, e cila ndjek skandale dhe ka pak besueshmëri te lexuesit, shkruan se stërgjyshi i Hashim Thaçit ishte një prift ortodoks serb

Beograd, 4 korrik - Është e besueshme apo jo, por mediet serbe pretendojnë se kryeministrin aktual i Kosovës Hashim Thaçi ka gjak serbi.E përditshmja serbe e Beogradit Kurir, e cila ndjek skandale dhe ka pak besueshmëri te lexuesit, shkruan se stërgjyshi i Hashim Thaçit ishte një prift ortodoks serb, që në fillim të shekullit të 20-të u konvertua në mysliman dhe e ndryshoi emrin në Jusuf.

Kurir iu referohet gjoja disa dorëshkrimeve ‘origjinale’ që thuhet se gjenden në arkivat e kryeqytetit turk Ankara.

Siç njofton Indeksonline, lajmi është publikuar në numrin e sotëm të gazetës serbe dhe i është dhënë një vend bukur i madh në ballinën e gazetës.

Për më tepër, ato kanë bërë një fotomontazh, ku kryeministri i Kosovës është i veshur me simbolin e çetnikëve serbë, shajkaçën.

Me kësi lloj spekulimesh për kryeministrin aktual të Kosovës mbase vetëm po vazhdon tentativa për të mjegulluar edhe më shumë opinionin shqiptar, komenton portali IO.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...