PE i kërkon EULEX-it hetime për donacionet

4 Korrik 2012 - 12:34      

EULEX-it po i kërkohet nga Parlamenti Evropian më shumë përkushtim në hetimin e miliona eurove të dhuruara nga fondet e Bashkimit Evropian, të cilat ka dyshime se janë abuzuar në Aeroportin e Prishtinës dhe Korporatën Elektroenergjetike të Kosovës.
James Duch zëdhënës i Parlamentit Evropian i ka thënë Radio Kosovës se hetimet në këto raste janë adresuar që nga viti 2009:

Prishtinë, 4 korrik - EULEX-it po i kërkohet nga Parlamenti Evropian më shumë përkushtim në hetimin e miliona eurove të dhuruara nga fondet e Bashkimit Evropian, të cilat ka dyshime se janë abuzuar në Aeroportin e Prishtinës dhe Korporatën Elektroenergjetike të Kosovës.

James Duch zëdhënës i Parlamentit Evropian i ka thënë Radio Kosovës se hetimet në këto raste janë adresuar që nga viti 2009:

“Ekziston një raport për disa raste në dy ndërmarrjet publike në Kosovë dhe raste të tjera të evidentuara që nga koha e UNMIK-ut që nuk janë zbardhur. Këto i janë kërkuar EULEX-it që të vazhdohen”, i ka thënë Duch Radio Kosovës.

Zyrtarët e misionit të Bashkimit Evropian për sundim të ligjit në Kosovë, EULEX, nuk kanë komentuar çështjen e kërkesave të Parlamentit Evropian . Bardha Azari, zëdhënëse e këtij misioni ka konfirmuar vetëm një rast të hetimeve rreth këtyre skandaleve .

“Një rast i vjetër rreth KEK-u i transferuar nga UNMIK-u tek EULEX-it është ndërprerë vitin e kaluar. EULEX –i është i përkushtuar dhe ne vazhdojmë hetimet në rastet ku ka vend për hetime Por ne nuk mund të konfirmojë apo mohojë nëse ndonjë hetim rreth kësaj është në vazhdim e sipër”, ka thënë Azari.

Në adresimet që kanë bërë zyrtarët e Parlamentit Evropian thuhet se edhe më shqetësuese mbetet situata kur prokurorët qoftë ndërkombëtarë, apo vendorë kanë nisur hetimet dhe i kanë ndërprerë ato duke treguar papërgjegjësi totale.

Sipas shpjegimeve që kanë dhënë zyrtarët e Parlamentit Evropian janë të paktën 27 raste të korrupsionit që nuk janë ndjekur fare, nga të cilat 12 janë raste të rënda, ku përfshihen miliona euro të keqpërdorura.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...