Fëmijët do të vaksinohen kundër duhanit, drogës dhe alkoolit?

29 Qershor 2012 - 17:20      

Pas TBC-së dhe tetanusit, fëmijët në shkolla së shpejti do të mund të vaksinohen edhe kundër thithjes së duhanit, kokainës dhe alkoolit! Shkencëtarët mendojnë se kanë zbuluar vaksinën që ndalon veprimin e nikotinës.

Pas TBC-së dhe tetanusit, fëmijët në shkolla së shpejti do të mund të vaksinohen edhe kundër thithjes së duhanit, kokainës dhe alkoolit! Shkencëtarët mendojnë se kanë zbuluar vaksinën që ndalon veprimin e nikotinës. Me futjen në trup të gjenit të ëçrërë nga antitrupat e nikotinës, do të mund të ndihmoheshin miliona njerëz anembanë botës për të ndalë konsumin e cigares, besojnë shkencëtarët.

Vetëm një vaksinë e tillë do të ishte e mjaftueshme për tu ndërprerë varësia. Po ashtu do të mund t’iu jepej si vaksinë fëmijëve dhe kësisoj do të parandalohej përfitimi i shprehisë së pirjes së duhanit.

Por së shpejti nuk do të jetë edhe aq shpejt pasi vaksina është testuar vetëm në minj, ndërsa testimi në njerëz do të fillojë për afro 2 vjet, ndërsa në treg parashohin shkencëtarë ajo do të mund të gjendej pas pesë vjetësh, shkruan revista Sciens.

Shkencëtarët amerikanë nga fundi i vitit të kaluar kanë prezantuar edhe vaksinën revolucionare kundër kokainës.

Në luftë kundër varësisë nga droga më së shpeshti përdoret metadoni. Por kur bëhet fjalë për varësinë nga kokaina, për këtë ende nuk ka zëvendësim të tillë. Grupi i shkencëtarëve ka zhvilluar vaksinën me të cilën kokainës i merret ndikimi drogues, madje edhe në rast të marrjes së sërishme të kokainës. Vaksina kundër kokainës te pacientët krijon antitrupa kundër kokainës.

Hulumtuesit kanë vaksinuar 400 persona dhe te 300 prej tyre vaksina ka ndikuar pozitivisht. Kjo vaksinë nuk e shëron varësinë, por neutralizon ndikimin e kokainës.

Ngjashëm me këtë, në Kili është duke u punuar në zhvillimin e vaksinës kundër alkoolizimit.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...