Gjermani e kosovarja, viktima të aksidentit në Kroaci

28 Qershor 2012 - 20:34      

Në një aksident trafiku që ka ndodhur sot pak pas orës 7 të mëngjesit, në autostradën Zagreb-Split, kanë humbur jetën një shtetas gjerman 38-vjeçar dhe një shtetase e Kosovës, njofton gazeta online Veçernji list, në bazë të raportit policor.

Zagreb, 28 qershor – Në një aksident trafiku që ka ndodhur sot pak pas orës 7 të mëngjesit, në autostradën Zagreb-Split, kanë humbur jetën një shtetas gjerman 38-vjeçar dhe një shtetase e Kosovës, njofton gazeta online Veçernji list, në bazë të raportit policor.

Me shikimin e vendit të ngjarjes është konstatuar se aksidenti ka ndodhur kur shoferi i veturës KIA me targa gjermane ka humbur kontrollin dhe ka goditur një mburojën metalike, nga e cila pastaj është dëbuar prapa në asfalt. Automobili pastaj ka goditur sërish mburojën metalike e në fund është rrasur në shenjën e trafikut. Nga fuqia e goditjes vetura është ndarë përgjysmë.

Trupat e viktimave, emrat e të cilëve nuk janë kumtuar, janë bartur në spitalin e Shibenikut, ku do të bëhet edhe obduksioni i tyre. 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...