Në Prishtinë u inaugurua objekti i Agjencionit për Regjistrim Civil

27 Qershor 2012 - 14:04      

Në Prishtinë është inauguruar objekti i ri i Agjencionit për Regjistrim Civil (ARC), i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Në ceremoninë e inaugurimit morën pjesë, ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, zëvendësministri, Ismet Ibishi, Sekretari i Përgjithshëm, Ilhami Gashi, kyreshefi Ekzekutiv i ARC-së, Blerim Camaj dhe zyrtarë të tjerë të lartë vendas dhe ndërkombëtarë.

Prishtinë, 27 qershor - Në Prishtinë është inauguruar objekti i ri i Agjencionit për Regjistrim Civil (ARC), i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Në ceremoninë e inaugurimit morën pjesë, ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, zëvendësministri, Ismet Ibishi, Sekretari i Përgjithshëm, Ilhami Gashi, kyreshefi Ekzekutiv i ARC-së, Blerim Camaj dhe zyrtarë të tjerë të lartë vendas dhe ndërkombëtarë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, theksoi se jemi krenarë që po inaugurohet ky objekt, i cili është i përgatitur shumë mirë teknikisht dhe që do të jetë në shërbim të qytetarëve të Prishtinës dhe në përgjithësi të Agjencionit për Regjistrim Civil.

“Këtu do të vendosen Qendra Komunale për Regjistrim Civil dhe Qendra Komunale për Regjistrim të Automjeteve dhe pjesa e gjendjes civile për vulat apostile. Po ashtu do të vendosen pjesa më e madhe e Agjencionit të Regjistrimit Civil, përveç pjesës së prodhimit të dokumenteve për të cilin do të ndërtojmë një objekt tjetër, që do të ketë kushte të posaçme”, theksoi ministri Rexhepi.

Ministri Rexhepi theksoi se objekti do të krijoj kushte optimale për të punësuarit, ku do të jenë diku rreth 150 zyrtarë që do të punojnë, në të njëjtën kohë edhe për qytetarët e Prishtinës, që deri më tash është dashur në shumë vende të shkapërderdhura për të marrë dokumentet dhe për të bërë aplikimet dhe tash të gjitha janë të koncentruar në një vend. Pra do të ketë shërbime më të mira, më të shpejta dhe vetë objekti i është përshtatur planit hapësinor dhe urbanistik dhe është punuar në mënyrën më të mirë.

“Ky objekt ka mbi 4 mijë e 500 metra katrorë hapësirë, është gjashtë kate dhe ka kushtuar më shumë se 2 milion e 500 mijë euro. Pra një objekt që ka marrë një kosto solide, janë shumë të shtrenjtë, por janë reprezentativë”, tha ministri Rexhepi.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...