Mandat arresti për Assange

20 Qershor 2012 - 17:31      

Themeluesi i “Wikileaks”, Julian Assange, i cili kërkoi të martën strehim politik në ambasadën e Ekuadorit, përballet me mundësinë e arrestimit për mosrespektimin e kushteve të lirimit të tij me kusht. 40-vjeçari Assange, në kushtet e lirimit të të cilit përfshihet

Themeluesi i “Wikileaks”, Julian Assange, i cili kërkoi të martën strehim politik në ambasadën e Ekuadorit, përballet me mundësinë e arrestimit për mosrespektimin e kushteve të lirimit të tij me kusht. 40-vjeçari Assange, në kushtet e lirimit të të cilit përfshihet qëndrimi në banesën e tij nga ora 22:00 deri në 08:00, kaloi natën në ambasadë.

Në 14 qershor, Gjykata e Lartë në Britani vendosi t’i mohojë australianit apelin ndaj vendimit të ekstradimit në Suedi, ku kërkohet nga drejtësia për t’u përballur me akuzat e përdhunimit të dy femrave, transmeton TCH.

Si themelues i “Wikileaks”, një uebsajt që grumbulloi dhe publikoi qindra mijëra dokumenta sekretë të administratës amerikane, Assange fitoi famë ndërkombëtare, por ai ndiqet prej më shumë se dy vitesh nga drejtësia suedeze, pas padisë së ngritur ndaj tij nga dy vajza për përdhunim.

Mënyra se si australiani arriti të përvetësonte një sasi të tillë informacioni të fshehtë nuk është bërë kurrë e qartë.

Aktualisht, Assange vazhdon të banojë në shtëpinë e tij në Londër, në pritje të ekstradimit në Suedi, që sipas vendimit të gjykatës, mund të nisë vetëm pas 28 qershorit.

Spekulohet se ekstradimi në Suedi mund të jetë hapi i parë drejt dërgimit të mëtejshëm në SHBA, ku ai mund të përballet me mundësinë e dënimit me vdekje, për akuzat e spiunazhit.

Nuk dihet ende nëse Ekuadori do të kthejë një përgjigje pozitive apo negative ndaj kërkesës për strehim politik. Të martën, ministri i Jashtëm deklaroi nga Kuito se kërkesa e Assange është duke u shqyrtuar.



 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...