Japonezët kanë shpikur syzet dietale (video)

7 Qershor 2012 - 11:30      

Shkencëtarët japonezë në Universitetin e Tokios kanë zbuluar syzet të cilat, siç thonë ata, do t’u ndihmojnë njerëzve të heqin kilogramët e tepërt. Syzet shfrytëzojnë teknologjinë kompjuterike e cila përdoruesit i krijon iluzionin se po han racion më të madh e më të shijshëm.

Tokio, 7 qershor -  Shkencëtarët japonezë  në Universitetin e Tokios kanë zbuluar syzet të cilat, siç thonë ata, do t’u ndihmojnë njerëzve të heqin kilogramët e tepërt. Syzet shfrytëzojnë teknologjinë kompjuterike e cila përdoruesit i krijon iluzionin se po han racion më të madh e më të shijshëm.  



Në syze montohet një kamerë e cila paraqet ushqimin të zmadhuar dhe kështu mashtron trurin me perceptim të gabuar.

Syzet mund të ndryshojnë edhe shijen e ushqimit përmes gypthit që dërgon drejtpërdrejt erën e këndshme në hundë, dhe kështu ushqimi duket më i shijshëm.



“Asesoari” i ri është eksperimentuar në një grup vullnetarësh, të cilët kishin konsumuar gati dhjetë për qind ushqim më pak se ata që nuk kishin bartur syze.



Mënyra se si t’i mashtrojmë ndijimet e ndryshme ose si të ndikojmë në to përmes kompjuterit është shumë e rëndësishme për studimin e realitetit virtual – i tha AFP-së hulumtuesi prof. Michitaka Hiroshi, duke shtuar se “realiteti ndodhet në trurin tonë“

Shkencëtarët japonezë ende nuk planifikojnë komercializimin e zbulimit të tyre, por mendojnë të hulumtojnë nëse njerëzit që dëshirojnë të humbin kilogramë a mund të përdorin këto syze.



comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...