Shqiptari paguan 150 mijë euro këngëtarën serbe për datëlindjen?!

4 Qershor 2012 - 13:06      

Biznesmeni Ramiz Haliti ofron Natasha Bekvalac një shumë të madhe parash prej 150 mijë eurosh për një orë që ti këndoj në ditëlindjen e tij të dyzetë në qendër të Prishtinës, shkruan gazeta serbe “Kurir”.

Tiranë, 4 qershor – Biznesmeni Ramiz Haliti ofron Natasha Bekvalac një shumë të madhe parash prej 150 mijë eurosh për një orë  që ti këndoj në ditëlindjen e tij të dyzetë në qendër të Prishtinës, shkruan gazeta serbe “Kurir”.

Ramiz Haliti, një biznismen  i njohur kosovar në qendër të Prishtinës do të organizojë një festë të madhe me rastin e ditëlindjes së tij të 40-të. Ai dëshiron që këtë përvjetor ta pres me zërin e Natashës. Për një orë shfaqjeje Natashës, biznesmeni shqiptar i ka ofruar 150 mijë euro shkruan në numrin e sotëm gazeta serbe “Kurir”, njofton agjencia informative “Presheva Jonë”.

Miqtë e Ramizit për çdo ditë janë duke u përpjekur për t’ia përmbushur një dëshirë të tillë me rastin e ditëlindjen së  tij, por kjo ide duket se nuk do të realizohet, tha një burim i afërt me pop yllin për ketë medium.

Ndërsa burime të afërta me këngëtaren serbe Natasha, për mediat kanë deklaruar “Natasha, nuk do të shkoj në Prishtinë dhe, më në fund, nuk ka aq shumë para që do të mund ta çonin atë në Prishtinë për të kënduar. Ajo s’ka asgjë  kundër askujt, por nëse një admirues, sikur ky zotëria shqiptar nga Kosova, mund ta shohin dhe dëgjojnë kur të duan në disa nga koncertet e saj në Serbi dhe në Evropë”.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...