89-shi akuzon politikanët dhe gjysmën e ligës për kurdisje

1 Qershor 2012 - 21:35      

Trepça '89 ka festuar gjatë fitoren kundër Prishtinës, të arritur të mërkurën në stadiumin "Riza Lushta" në Mitrovicë (1:0).

Prishtinë, 1 qershor -  Trepça '89 ka festuar gjatë fitoren kundër Prishtinës, të arritur të mërkurën në stadiumin "Riza Lushta" në Mitrovicë (1:0). Me gjithë fitoren dhe festën e madhe, "xehetarët" duken të dorëzuar nga gara për titull. Por, drejtues të klubit mitrovicas vlerësojnë se garën për titull e kanë humbur në mënyrë të pandershme. Trepça '89 më herët kishte akuzuar klubet e ndryshme dhe arbitrat për kurdisje të rezultateve, ndërsa së fundi i ka zgjeruar akuzat edhe te politikanët. Kryesia e Trepçës '89 përmes një komunikate ka theksuar se politika ka ndikim të madh në futbollin kosovar. Sipas komunikatës, Prishtina do t'i gëzohet titullit edhe për shkak të ndikimit të politikës. Në letrën e saj nuk janë bërë të ditur emrat e politikanëve, por janë përmendur pesë klube që sipas 89-shit kanë ndihmuar Prishtinën të shpallet kampione këtë stinor, direkt apo indirekt.

"Trepça '89 është thellë e zhgënjyer me rrjedhën e kampionatit, për shkak të kurdisjeve të rezultateve dhe ndikimit të politikës në futbollin kosovar. Reagojmë ashpër ndaj këtyre gjërave dhe pyesim se kujt po i konvenon që Prishtina të shpallet kampione? Trepça '89 kërkon nga politikanët të merren me politikë e jo me kurdisje të ndeshjeve si po ndodh në Kosovë. Nëse Prishtina ka përvjetor jubilar, pyesim se a duhet që me çdo kusht t'ia falim titullin, apo titullin duhet ta meritojë me lojëra dhe rezultate. Nëse duhet t'ia falim, atëherë pse duhet të investohet në klubet tjera", thuhet në komunikatën e kryesisë së klubit mitrovicas.

Trepça '89 ka vlerësuar se pamundësia e FFK-së që të ndalë kurdisjet po i largon donatorët nga klubet dhe kështu futbolli po shkon rrugës së gabuar.  

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...