Koha Ditore boton në vazhdime polemikat për librat e Jusuf Buxhovit

3 Qershor 2012 - 08:38      

“Koha Ditore”, duke filluar nga e premtja që shkoi, ka nis botimin e polemikave nga historianët Albert Ramaj, Nuri Bexheti dhe Xhemal Ahmeti rreth librave (tre vëllime) të Jusuf Buxhovit me titullin «Kosova - Antika, Mesjeta, Perandoria Osmane, nga Konferenca e Londrës deri në Protektoratin ndërkombëtar».

Prishtinë, 3 qershor – “Koha Ditore”, duke filluar nga e premtja që shkoi, ka nis botimin e polemikave nga historianët Albert Ramaj, Nuri Bexheti dhe Xhemal Ahmeti rreth librave (tre vëllime) të Jusuf Buxhovit me titullin «Kosova - Antika, Mesjeta, Perandoria Osmane, nga Konferenca e Londrës deri në Protektoratin ndërkombëtar».
Në tekstin e parë, reaguesit theksojnë se libri në fjalë bëri një jehonë të madhe dhe nga një numër i konsiderueshëm i medieve kosovare u prit me pompozitet. Sipas tyre, libri i Buxhovit hyn ndër ata libra, që janë pjesë e polemikës historiografike, e cila ka më shumë se njëzet vjet që po përkujdeset gjithandej për trazira dhe thellim armiqësish ndër popujt e Evropës Juglindore. Polemikë, e cila mund të cilësohet si luftë historianësh, në garën e tyre se kush prej tyre do ta gjejë recetën më të mirë për të dëshmuar autoktoninë e këtij apo atij populli. Secili komb, pavarësisht se a është i «lashtë» apo i «ri» – në shumicën e rasteve i përkrahur me subvencione shtetërore apo nga arkat partiake – përpiqet të sjellë argumentin më bindës rreth së drejtës së vet natyrore për të sunduar mbi toka të caktuara ballkanike. Thënë troç, gjithë kjo ka të bëjë me pyetjen: kush ishte i pari këtu?
Brenda hapësirës shqiptare deri më tani pati vetëm disa kritika simbolike rreth «teorisë më të re» të Buxhovit mbi etnogjenezën e shqiptarit të sotshëm, thonë reaguesit. Sipas tyre, me një vetëbindje gati narcisoide, gazetari kosovar apelon për një historiografi shkencore, të pastër dhe objektive. Historianët tjerë, ata të cilët etnogjenezën shqiptare e shohin ndryshe, Buxhovi i fyen duke i quajtur albanofobë.
Po çka nënkupton Buxhovi nën togfjalëshin «historiografi objektive dhe shkencore»? Reaguesit e akuzojnë Buxhovin për manipulim dhe keqinterpretim të burimeve si dhe për shpikje të burimeve. Ato po ashtu tregojnë se si Buxhovi pothuaj asnjë emër të autorëve të huaj nuk e shënon saktë, gjë që konsiderohet një lëshim skandaloz për një historian.
“Koha Ditore” gjithsesi mbetet e hapur edhe për mendime të tjera “për dhe kundër” librave të Buxhovit.

(Më gjerësisht këto polemika mund t’i lexoni në gazetën Koha Ditore)

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...