“Supervullkani” do të sjellë fundin e botës

31 Maj 2012 - 20:36      

Shpërthimi i një “supervullkani”, një fenomen natyror në gjendje që të shfarrosë qytetërimin nga faqja e planetit, është një ngjarje që ndodh shumë më shpesh nga sa mendohet.

Shpërthimi i një “supervullkani”, një fenomen natyror në gjendje që të shfarrosë qytetërimin nga faqja e planetit, është një ngjarje që ndodh shumë më shpesh nga sa mendohet.

Ndërsa një meteor si ai që besohet se i dha fund jetës së dinosaurve godet planetin mesatarisht një herë në 70 mijë vjet, vullkane gjigante ndodhin një herë në disa mijëra vjet, por një shpërthim i tillë mund të formohet edhe brenda disa qindra viteve, tregojnë studimet e reja.

Lajmi i keq për të gjithë është se shkencëtarët besojnë se një vullkan tejet i fuqishëm është duke u formuar nën parkun kombëtar të “Yellowstone” në SHBA.

Nëse parashikimet dalin të vërteta, dy të tretat e SHBA-së do të mbuloheshin nga pluhuri dhe do të bëheshin të pabanueshme, ndërsa epoka e akullnajave do të rikthehej si pasojë e ftohjes drastike që do të shkaktohej nga akumulimi i reve vullkanike, që do të pengojnë dritën e diellit.

Në të shkuarën, shkencëtarët besonin se grumbullimi i magmës dhe formimi i presionit për shpërthimin e saj kërkonte 100-200 mijë vite për t’u formuar.

Megjithatë, studimet e reja tregojnë se koha e nevojshme për shpërthimin mund të jetë shumë e shkurtër nga sa besohej dhe që prej vitit 2004, një masë llave po rritet me shpejtësi rekord dhjetë kilometra nën tokën e “Yellowstone”.

Lajmi i ka ridhënë jetë teorive se fundi i botës është i afërt, midis të cilave edhe teorive se ai mund të ndodhë në 21 dhjetor 2012, sipas një date të dhënë nga një kalendar i fiseve antike maja për fundin e qytetërimit dhe i portretizuar në film në një prej veprave më të suksesshme të Hollivudit (filmi “2012”).

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...