Femrat zvicerane preferojnë kosovarët, pas italianëve dhe gjermanëve!

29 Maj 2012 - 13:27      

Ndërsa femrat kosovare nuk figurojnë në listat e preferencave të meshkujve zviceranë!

Zurich, 29 maj – Ndërsa femrat kosovare nuk figurojnë në listat e preferencave të meshkujve zviceranë!

Femrat zvicerane që martohen me të huaj, për bashkëshort të tyre preferojnë në radhë të parë italianët pastaj gjermanët dhe menjëherë pas tyre, kosovarët.

Kështu, 1045 zvicerane janë martuar me italianë, 913 me gjermanë dhe 525 me kosovarë. Më tutje vijnë francezët (458) dhe turqit (432).

Këto shifra dalin nga shënimet e Entit Federal për statistikë, në kategorinë për çiftet dynacionale. Të dhënat flasin për vitin 2010 ndërsa ato të vitit 2011 nuk janë publikuar akoma.

Nga ana tjetër, preferencat e meshkujve zviceranë për bashkëshortet e tyre ndryshon shumë nga ajo e femrave. 1115 zviceranë gjatë vitit 2010 janë martuar me femra gjermane, 548 me braziliane, 464 me italiane , 437 me tailandeze dhe 382 me franceze.

Sipas statistikës gjatë vitit 2010 në Zvicër janë lidhur 15328 martesa dynacionale. 8328 martesa i kanë lidhur me gra të nacionaliteteve të huaja burrat zviceranë, ndërsa 7000 gra zvicerane kanë marrë burra të huaj.

Gjatë po kësaj periudhe, numri i martesave ku të dy bashkëshortët janë zviceranë ishte 22058.


comments powered by Disqus

Rrjetet sociale

Karikatura e ditës

Jeton Mikullovci
Galeria >

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...