Athinë: Pak para zgjedhjeve prin Demokracia e Re

28 Maj 2012 - 16:57      

Në prag të zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen kah mesi i muajit të ardhshëm në Greqi anketat treguan se partia Demokracia e Re e ka marrë udhëheqjen.

Athinë, 28 maj - Në prag të zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen kah mesi i muajit të ardhshëm në Greqi anketat treguan se partia Demokracia e Re e ka marrë udhëheqjen. Demokracia e Re është parti e qendrës së djathtë, e cila i përkrah masat e kursimeve dhe angazhimet e kontraktuara me ‘treshen’ respektivisht BE-në FMN-në dhe kreditorët e huaj, por të cilat aktualisht i përkrahin vetëm 23% e qytetarëve. Kjo është përkrahje vetëm 1% më e madhe nga ajo të cilën e gëzon koalicioni majtist Syriza, të cilën shumëkush para zgjedhjeve e kishte shpallur favorit. Gara do të jetë e ngushtë, por vetëm edhe 1% më shumë mund të thotë shumë, sepse ligji zgjedhor grek partinë e cila fiton më së shumti në zgjeshje automatikisht e shpërblen me 50 ulëse shtesë në parlament. Anketën në Greqi e kishte kryer agjencia MRB për të përjavshmen Real News.



 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...