Parlamenti maqedonas refuzon rikthimin e ndihmës financiare për fëmijën e tretë

22 Maj 2012 - 12:51      

Parlamenti i Maqedonisë dje pasdite nuk ka pranuar Propozim-Ligjin për ndryshimin e Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, i propozuar nga deputeti i RDK-së, Izet Zeqiri.
Me këtë propozim, Zeqiri deklaroi se kishte kërkuar që nënave që i është ndërprerë shtesa financiare për fëmijën e tretë, t’i riaktivizohet, për shkak se ato janë në kushte të rënda sociale dhe të papërballueshme.

Shkup, 22 maj - Parlamenti i Maqedonisë dje pasdite nuk ka pranuar Propozim-Ligjin për
ndryshimin e Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, i propozuar nga deputeti i
RDK-së, Izet Zeqiri.

Me këtë propozim, Zeqiri deklaroi se kishte kërkuar që nënave që i është
ndërprerë shtesa financiare për fëmijën e tretë, t’i riaktivizohet, për
shkak se ato janë në kushte të rënda sociale dhe të papërballueshme.

“Ky propozim ishte për të rikthyer shtesën në formën e ndihmës sociale për nënat që kanë fëmijën e tretë dhe që ato kanë humbur të drejtën për përfitimin e kësaj ndihme, në kuadër të projektit për shtimin e natalitetit. Por nuk ka gjetur mbështetje nga Parlamenti”, deklaroi deputeti Zeqiri, duke shprehur keqardhje se këtë ndihmë mujore e kanë humbur shumë nëna në rajonin e Pollogut, Shkupit, Kumanovës dhe qytetet tjera, raporton INA.

Shtesa financiare është një shumë prej 8 mijë denarë që i ndahet nënave që kanë lindur fëmijën e tretë dhe se ato këtë e përfitojnë për më shumë se 10 vite. Por, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ndërpreu një pjesë të këtyre ndihmave, me arsyetimin se sipas Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, disa nga shfrytëzueset e kësaj ndihme nuk kanë ndjekur tre kontrollet e detyruara pas lindjes nëpër ordinancat shtetërore gjinekologjike. Ky ka qenë arsyetimi që shumë familje kanë humbur këtë mbështetje financiare në formë të ndihmës nga shteti.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...