Mungon siguria në Aeroportin e Prishtinës

19 Maj 2012 - 09:02      

Një person i armatosur dhe një tjetër që pa u vërejtur ka kaluar rrethojat e aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” kanë mundur të mërkurën të hynin në aeroplanin e “Turkish Airlines”, që për destinacion kishte Stambollin. I treti, që mëtonte të depërtonte me një thikë, nuk i kishte shpëtuar sigurimit.

Prishtinë, 19 maj – Një person i armatosur dhe një tjetër që pa u vërejtur ka kaluar rrethojat e aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” kanë mundur të mërkurën të hynin në aeroplanin e “Turkish Airlines”, që për destinacion kishte Stambollin. I treti, që mëtonte të depërtonte me një thikë, nuk i kishte shpëtuar sigurimit.

Sikur dy të parët të mos ishin persona që kanë pasur për qëllim të testonin sigurinë në Aeroport, ata do të mund të kryenin çfarëdo misioni brenda aeroplanit të mbushur me udhëtarë. Teknikat e tyre për të futur armatimin në aeroplan kishin funksionuar. Autoritetet shtetërore të sigurisë dhe sigurimi i Aeroportit nuk i kishin vërejtur.

Një burim brenda Ministrisë së Brendshme ia ka treguar “Kohës Ditore” gjithë storien e aksionit, që organet shtetërore, por edhe ato të Aeroportit, kanë dashur ta mbanin të fshehtë.



Gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...