Dyqanet turke hapen gjatë natës që qentë endacakë të ngrohen [foto]

10 Janar 2017 - 10:58      

Një rikujtim se në kohë krizash, ende ka njerëz zemërmirë që bëjnë gjëra të këndshme.

Në mbarë Evropën, kushtet e tmerrshme atmosferike po e rrezikojnë shëndetin e njerëzve, që deri më tani ka rezultuar me rreth 20 viktima.

E në këtë acar, për njerëzit do të ishte më e lehtë të kujdeseshin për vetveten dhe të harronin se ka të tjerë që vuajnë, transmeton Koha.net.

Por, ndryshe nga kjo, vullnetarë zemërmirë kanë gjetur kohë edhe për qentë endacakë.

Qenve endacakë në një zonë tregtare në Turqi po u ofrohet ushqim, batanije dhe paketa për të fjetur në to.

Dhe kjo nuk është një përpjekje nga këshilli bashkiak, por thjeshtë një veprim zemërmirë nga kalimtarët e rastit që i kanë parë qentë të ngrijnë dhe janë brengosur për mirëqenien e tyre.

“Metro” britanike raporton se kalimtarët kanë shkuar nëpër shtëpitë e tyre për të marrë batanije, peshqirë apo rroba tjera për t’i mbuluar qentë si dhe kanë qëndruar kohë pas kohe pran tyre gjatë natës për të parë nëse po ngrijnë.

Madje disa dyqane, siç është “Penti” në Stamboll, kanë hapur dyert në mënyrë që qentë të flenë brenda gjatë natës.

Këto veprime të vogla janë duke shpëtuar jetë qensh të cilët me gjasë nuk do t’u mbijetonin temperaturave ekstreme gjatë natës.  

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...