Agjenti konfirmon të ardhmen e Januzajt

12 Janar 2017 - 14:15      

Agjenti i anësorit të Manchester Unitedit, Adnan Januzaj, ka insistuar se klienti i tij është i lumtur me huazimin te Sunderlandi, përkundër interesimit që ka shprehur Lyoni për të.

Mediat franceze dje kanë raportuar se Lyoni ka shprehur interesim për mesfushorin shqiptar, i cili nuk ka klauzolë lirimi nga “Macet e Zeza”.

Përfaqësuesi i Januzajt, Dirk Devriese, ka pranuar se ka shumë klube franceze që kanë shprehur interesim për 21-vjeçarin, por ka insistuar se nuk e ka në plan të largohet nga “Stadium of Light”.

“Lyoni është njëri prej shumë klubeve franceze që kanë shprehur interesim për Adnanin”, ka thënë Devriese për HLN. “Për shkak të respektit, ne dëgjuam ofertat. Sidoqoftë, vendimi varet nga Manchester Unitedi dhe ne nuk kemi dëgjuar se klubi dëshiron ta shesë Adnanin”.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...