Payet kërkon largimin nga West Hami

12 Janar 2017 - 11:52      

Menaxheri i West Ham Unitedit, Slaven Biliq, ka konfirmuar se Dimitri Payet ka kërkuar largimin nga klubi.

29-vjeçari që është lidhur me një rikthim te Marseille për 35 milionë funte, është i pakënaqur me formën e dobët të “Çekanëve” në Premier Ligë.

Biliq në një konferencë për media ka konfirmuar se Payet “nuk dëshiron të luajë” për ekipin e tij, por ka insistuar se klubi nuk e ka ndërmend ta shesë francezin gjatë janarit.

“E kemi thënë se nuk dëshirojmë të shesim lojtarët tonë më të mirë, por Dimitri Payet nuk dëshiron të luajë për ne. Nuk do ta shesim”, ka thënë Biliq.

“Kam folur me drejtuesit e klubit dhe nuk është problem parash. Ne i kemi ofruar kontratë afatgjate sepse duam qëndrimin e tij. Pres nga ai që të rikthehet dhe të tregojë angazhimin e tij për ekipin, ashtu siç ka treguar ekipi për të”.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...