Rrëfimi i serbit Rashiq për përvojën dhe synimet në Kosovë

12 Janar 2017 - 08:43      

Aleksandar Rashiq ka tejkaluar paragjykimet që e rrethojnë atë dhe serbët e tjerë kur bëhet fjalë për Kosovën, shkruan sot Koha Ditore.

Ai ka mbyllur veshët, por ka hapur sytë dhe po punon që të fitojë titullin në Superligën e Kosovës me Lubotenin nga Ferizaj. Ai është njëri prej dy serbëve që aktivizohen në këtë skuadër dhe të vetmit në volejbollin e Kosovës. Në fakt, asnjë skuadër tjetër tash për tash, të paktën në sporte kolektive, nuk ka në përbërjen e saj ndonjë serb.

Rashiq e ka parasysh këtë dhe barrën që bart mbi supe, por ai është i vendosur të kujtohet vetëm për sportin dhe sukseset. Për të tjerat s'dëshiron të flasë shumë. Por, thotë fjalë të mira për mikpritjen, kudo që ka luajtur me Lubotenin. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore). Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...