Zyrtare: Peja fiton në tavolinë ndeshjen ndaj Trepçës

11 Janar 2017 - 22:57      

Liga Balklanike ka vendosur që Peja të fitojë në tavolinë ndeshjen e ndërprerë ndaj Trepçës, sot në Minatori.

Liga Ballkanike në uebfaqen e saj ka njoftuar se ndeshja ishte ndërprerë për shkak se tifozët vendas kishin hedhur gjësende në parket dhe ndaj gjyqtarëve.

“Kjo nënkupton që fitorja i takon 20-0 për Pejën dhe në të njëjtën kohë nuk ka pikë për Trepçën”, thuhet në vendim.

Në njoftim, BIBL ka bërë të ditur se do të vazhdojë me aksionet dhe vendimet në bazë të raportit zyrtar të komisionerit.

Ndeshja u ndërpre në mes të periudhës së tretë. Peja ishte duke fituar me rezultat 54:47.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...