75 punimet e panjohura të Sadik Kacelit

- 2014-03-25 18:03:35

Nudo femrash e meshkujsh, peizazhe natyrash qetësuese, portrete të trishta të prera nga rrudhat e njëherazi fëmijë ëndërrimtar, imazhe të fiksuara në kohë, vizatime besnike fytyrash që përcjellin mesazhe, nga një penel i njohur i artit shqiptar.

Një ekspozitë me rreth 75 punime të panjohura të Sadik Kacelit u çel në Tiranë, të hënën mbrëma. Duket se me të çohet në vend një amanet i majit të 1945-ës, kur vetë Kaceli ka thënë “Arti nuk është monopol i një kombi, as i një klase shoqërore ose i një moshe madhore; ata që kanë prirje e ndjesi të holla, atyre që imagjinata dhe sensi i krijimit nuk u mungon bashkë me vullnetin e mirë, ata janë të privilegjuar të merren me art”.

Ekspozita retrospektivë e “Piktorit të Popullit” shfaq vizatime të realizuara në harkun kohor të viteve 1931-1945. Kurator i saj është Gëzim Qëndro, ndërsa punët janë marrë në arkivin personal të familjes Kaceli, nën kujdesin e të birit, piktorit Buron Kaceli.

Ky i fundit sqaron për “Gazeta Shqiptare” se disa nga vizatimet i takojnë periudhës kur i ati ka qenë në shkollën e mesme.
“Disa syresh, i ka realizuar gjatë Shkollës së Mesme të vizatimit në Tiranë. Ka të tjera, që i takojnë kohës së universitetit në Paris (Francë), ku studioi në ‘Ecole Nationale Superieur des Beaux-Arts’, ndërsa pjesa e fundit u përket viteve 1941-1945, pas kthimit në Shqipëri”.

Ekspozita është çelur në kuadër të 100- vjetorit të lindjes (1914-2014), ekspozita do qëndrojë e hapur për një muaj.

Shumica e punimeve shfaqen për herë të parë, dhe i biri, gjithashtu piktor, është i kënaqur që veprat e të atit prezantohen me një publik të gjerë.

© KOHA.net

comments powered by Disqus

Të tjera

Kosova parasheh 1,7 milion buxhet për vitin e ardhshëm, ende pa e miratuar atë të 2014-ës - 2014-09-19 21:42:09

Kosova rrezikon të hyjë në vitin 2015 pa buxhet të miratuar, nëse vazhdon vonesa për krijimin ...

Rikthehet në politikë ish-presidenti Sarkozy - 2014-09-19 21:32:16

Ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, ka njoftuar rikthimin e tij në politikën franceze, pë...

Rikthehet “Popeye” [video] - 2014-09-19 21:24:36