Në Gjilan nis “Flaka e Janarit 2017”

11 Janar 2017 - 13:55      

Në Gjilani ka nisur sot manifestimi tradicional, shumëkulturor e mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2017”, i cili po mbahet për herë të 26-të në nderim të dëshmorëve, heronjve e martirëve të rënë për lirinë e Kosovës, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.

Kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Valentina Bunjaku Rexhepi, e shoqëruar nga nënkryetari Rexhep Kadriu me bashkëpunëtorë, ka vizituar kazermën e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ku janë pritur nga komandanti i Batalionitë të parë të BRSH-së, Haki Xhemajli, për të vazhduar më pas me homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe te lapidarët në qytet.

Gjatë adresimit para gazetarëve, kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Valentina Bunjaku Rexhepi, ka thënë se janari është i shenjtë për të gjithë shqiptarët, sepse pikërisht me rëniet heroike në janar, ka nisur rruga e gjatë dhe e mundimshme e lirisë së Kosovës. 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...