“On Kosovo Field” me refugjatët nga shteti që kërkon identitet

11 Janar 2017 - 11:17      

Albumi i PJ Harveyt, “The Hope Six Demolition Project”, është koleksion i këngëve të inspiruara nga udhëtimet që këngëtarja i bëri gjatë viteve 2011 dhe 2014.

Tani shënimet dhe fotografitë e Harveyt nga udhëtimi në Kosovë, si dhe poezitë e këngët, janë bërë inspirim për radiodramën pesëpjesëshe, “On Kosovo Filed”, pjesa e parë e se cilës është transmetuar të hënën, shkruan sot “Koha Ditore”.

Harvey nuk po e udhëheq këtë projekt e vetme; teksti është shkruar nga dramaturgu i njohur britanik Fen Kennedy, i cili ka vizituar Kosovën bashkë me producenten Nadia Molinari për të bërë hulumtime të tjera.

Kjo dramë sjell rrëfimin e një vëllai dhe motre, refugjatë kosovarë që jetojnë në Britani të Madhe, të cilët janë në proces të zbulimit të së kaluarës së trazuar të prindërve të tyre. Kennedy e ka përshkruar rëndësinë e formatit të dramës për BBC-në... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...