“Gipsy Groove” nëpër Evropë me zërin e kosovarëve për liri të lëvizjes

10 Janar 2017 - 11:00      

“Gipsy Groove” - bendi që nëpërmjet anëtarëve me sfonde të ndryshme etnike e muzikore sjell diversitet kulturor - vitin e kaluar kishte pasur telashe me vizat.

Dy prej anëtarëve të tij kishin munguar në performancat e planifikuara në tri vende evropiane, shkruan sot “Koha Ditore”. Një vit më vonë, në formacion të plotë, ky bend ia ka mësyrë të realizojë një turne nëpër Evropë, me një fushatë artistike në mbështetje të njerëzve që nuk e kanë të drejtën të udhëtojnë lirshëm.

Si për shembull, kosovarët - të vetmit në Evropë që ende nuk mund të lëvizin lirshëm. Anëtarët e “Gipsy Groove” e kanë në plan t’i vizitojnë Serbinë, Hungarinë, Slloveninë, Kroacinë, Italinë, Zvicrën, Francën, Gjermaninë, Holandën e Belgjikën. Turneu i tyre do të nisë në fund të muajit mars dhe do të zgjasë deri më 12 prill të këtij viti.

Vokalisti i bendit, Bajram Kinolli, i njohur me emrin artistik Kafu, thotë se ende nuk është caktuar një moto e këtij turneu, por siguron që anëtarët e “Gipsy Groove” do ta ngrenë zërin për një kauzë të rëndësishme... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...