Asimilimi i shqiptarëve ortodoksë në Manastir e Prilep

7 Janar 2017 - 10:44      

Shqiptarët e krishterë ortodoksë në provincën e Maqedonisë, në mungesë të institucioneve kulturore dhe fetare kombëtare, ashtu si edhe shqiptarët e besimit mysliman, përgjithësisht, i ishin nënshtruar procesit të asimilimit në kombe të tjera, të cilat i kishin institucionet e tyre shtetërore, fetare e kulturore

Një zonë e konfliktit të ashpër fetar, që zhvillohej ndërmjet Ekzakartit bullgar dhe Patrikanës greke të Sta¬mbollit, ishte provinca e njohur që nga lashtësia me emrin “Maqedoni”.

Kjo krahinë historike, që vazhdonte të ishte në kuadër të Perandorisë Osmane, përfshinte kryesisht Vilajetin e Kosovës, të Manastirit dhe atë të Selanikut, shkruan Memli Krasniqi, në numrin e sotëm të Kohës Ditore.

Këto vend¬banime banoheshin me popullsi të përzier: vllahe, shqiptare dhe sllave, të cilat në anën tjetër u ishin nënshtruar propa¬gandave të ashpra kulturore dhe shpirtërore serbe, bullgare dhe greke.

Gjysma e dytë e shekullit XIX, në njërën anë do të karakterizohej me lëvizjen e fuqishme kombëtare të popuj¬ve ballkanikë, kurse në anën tjetër me konflikte të ashpra në mes tyre lidhur me zonat e kontestuara të tri vilajeteve evropiane të Perandorisë Osmane. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...