Paqja është sinonim i dashurisë, dashuria është vetë jeta

27 Nëntor 2016 - 08:30      

Anisa Ismaili u lind në Prishtinë. Studimet për aktrim i ka përfunduar në Fakultetin e Arteve - Dega Aktrim në Universitetin e Prishtinës.

Ka punuar në filma, teatër, reklama, forum-teatër, performanca të ndryshme, shkruan sot “Koha Ditore”. Ka nisur punën në RTK, si producente, tash e gati tre vjet.

Në vitin 2014 ka botuar librin e saj të parë “Momente”, e së shpejti do të sjellë edhe librin e dytë.

“Jetoj në Prishtinë dhe e gëzoj fatin e madh që i kam dy fëmijë”, shkruan Ismaili në biografinë e saj

Ismaili është personazhi i kësaj jave që rrëfehet në rubrikën e përjavshme “7 Shkronjat” në “E diela e Koha Ditore”.

Jeta…është vetë jeta. E dua, kështu siç është, herë më mirë e herë më “keq”, por si të tillë dua ta pranoj. Dua ta jetoj dhe ta shijoj, një e kemi apo? Është jona, apo? Atëherë pse mos ta jetojmëëë? Unë PO.

Vullneti …është ai që mua asnjëherë nuk më ka munguar në jetë. O Zot , po unë nuk kam të ndalur, nëse dua ose dëshiroj diçka, unë atë e bëj... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...