Inspirimi rrjedh nga ngjarja, imagjinata dhe përjetimi

16 Tetor 2016 - 08:36      

Memli Kelmendi (1986) u lind në Pejë. Fakultetin e Muzikës e përfundoi në Prishtinë, ndërsa studimet pasdiplomike-master për “sound engineer” i kreu në Shkup në klasën e prof. Valentino Skenderovskit, ndërkaq muzikën e filmit e mësoi në klasën e prof. Darko Marinovskit.

Studimet master në dirigjim i përfundoi në klasën e dirigjentit të mirënjohur Bajar Berisha, shkruan sot “Koha Ditore”. Memli ka kompozuar muzikë për shumë filma të shkurtër dhe të gjatë, muzikë për teatër, muzikë serioze, muzikë artistike, muzikë për fëmijë e të tjera.

Është prezantuar si kompozitor dhe dirigjent në festivale të ndryshme brenda dhe jashtë vendit në Itali, Çeki, Kroaci, Filipine, Argjentinë, Turqi, Rumani, Kosovë dhe Maqedoni.

Kelmendi është personazhi i kësaj jave që rrëfehet në rubrikën e përjavshme “7 Shkronjat” në “E diela e Koha Ditore”.

Fillimi. Fillova me “Këngën e gëzimit” në fëmijërinë e hershme, duke aluduar se muzika në jetë të sjell vetëm gëzime.

Ndonëse muzika e përshkruan jetën në të gjitha emocionet e saj, pra përveç gëzimit shpreh edhe momentet pikëlluese. Pra, muzika është jeta... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...