Përsëritja nga e para, ekuilibri i universit

2 Tetor 2016 - 08:37      

Trimor Dhomi u lind në Gjakovë, më 16 shkurt të vitit 1976. Është kompozitor i zhanreve të ndryshme, në kërkim dhe praktikim të metodologjive të reja në muzikën organike e akustike.

Ka kompozuar muzikë klasike/bashkëkohore për instrumente solo, vokale korale, vepra kamertale e simfonike, balet modern, mjuzikle dhe opera kamertale, shkruan sot “Koha Ditore”. Po ashtu kakompozuar muzikë për teatër dhe film. Në këto dy fusha ka rreth 100 vepra.

Dhomi, fitues i disa çmimeve, ka trembëdhjetë vjet eksperiencë në mësimdhënie universitare. Prej vitit 2003 është profesor i asocuar në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Dhomi është personazhi i kësaj jave që rrëfehet në rubrikën e përjavshme “7 Shkronjat” në “E diela e Koha Ditore”.

Urtia, një veti kjo që sot vështirë as nëpër oda nuk gjendet e që edhe më rrallë e gjejmë në ambiente të tjera që na rrethojnë.

Këtë veti e kuptoj si fisnikërore, fisnikërinë si sakrificë e kontribut për shoqërinë por, nuk mundem e mos t’jem real që t’anashkaloj zymtësinë që m’jep sot fisnikëria që prezentohet sot si luks, material apo ndarje klasash me veti populliste... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...