Krijimtaria është kuptimi i jetës

25 Shtator 2016 - 08:35      

Shyqri Nimani u lind në Shkodër më 6 maj 1941. Shkollën e Mesme të Artit e kreu në Pejë me sukses të shkëlqyeshëm.

U diplomua në Akademinë e Arteve Aplikative në Beograd në vitin 1967, me notën maksimale 10, në seksionin e përgatitjes së librit, shkruan sot “Koha Ditore”. Studimet pasuniversitare i kreu më 1969 në të njëjtën akademi.

Ka qenë profesor ordinar në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës deri në pensionim. Në vitet 1976 -1978 ka qëndruar në Japoni si bursist i Qeverisë japoneze për hulumtim artistik. Në vitet 1979-1989 ka qenë drejtor i Galerisë së Arteve të Kosovës. Ka qenë dekan i Fakultetit të Arteve nga viti 1991-1994.

Merret me pikturë, grafikë, dizajn dhe me disiplina të tjera të arteve pamore. Ka botuar monografi për artin mesjetar dhe bashkëkohor shqiptar. Ka përkthyer edhe libra nga gjuhë të huaja. Ka ligjëruar në Akademinë e Arteve në Tiranë (Shqipëri), në Universitetin e Tetovës (Maqedoni) dhe tani e dhjetë vjet në Universitetin AAB (Fushë-Kosovë), ku është dekan i Fakultetit të Arkitekturës dhe të Arteve.

Ka kaligrafuar Deklaratën e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës më 2008. Ka bërë udhëtime studimore në shumë vende të botës. Nga viti 1969 e deri më 2010 ka fituar shumë shpërblime dhe mirënjohje kombëtare dhe ndërkombëtare. Ka hapur dhjetëra ekspozita personale dhe qindra grupore në vend dhe në botë. Është autor i disa monografive.

Nimani është personazhi i kësaj jave që rrëfehet në rubrikën e përjavshme “7 Shkronjat” në “E diela e Koha Ditore”.

Poezia. A është poezia apo muzika mbretëreshë e artit? Unë do të thosha se janë të dyja. Ato mbajnë kurora të arta mbi kokë.

Besoj se kishte të drejtë japonezi Ki no Tsurayuki (884-946), kur pohonte para më shumë se një mijë vjetëve se “Poezia kishte lindur që kur Qielli ishte ndarë nga Toka” ... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...