Bota e viteve 2050 do të jetë një botë e kontrasteve dhe e paradokseve

11 Shtator 2016 - 08:31      

Zeni Ballazhi u lind në Kërçovë, Maqedoni më 1975. Në qershor të vitit 1998 përfundoi studimet në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë.

Në qershor të vitit 2000 mori titullin Magjistër i Arteve me titull pune “Pa titull” në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës-Kosovë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Prej vitit 2001 punon si kurator dhe dizajner në Galerinë Kombëtare të Kosovës. Ka hapur disa ekspozita personale dhe ka marrë pjesë në shumë ekspozita kolektive në Kosovë dhe jasht vendit (Shqipëri, Maqedoni, Norvegji, Francë, Japoni, Gjeorgji, Greqi, Slloveni, ShBA, Hungari, Austri, Kroaci, Zvicër etj.)

Është kurator i shumë ekspozitave të organizuara në Kosovë dhe rajon. Ka punuar si drejtor artistik (skenograf) në disa filma dhe shfaqje profesionale me koproduksione të ndryshme (Maqedoni, Kosovë, Shqipëri, Norvegji, Kroaci, ShBA etj.) Ka edhe disa shpërblime kombëtare dhe ndërkombëtare. Ka qenë menaxher artistik i Festivalit Ndërkombëtar të Monodramës “MonoAKT” si dhe pjesëmarrës në shumë festivale ndërkombëtare të teatrit dhe filmit (Maqedoni, Shqipëri, Mali i Zi, Bullgari, Norvegji, Gjermani, Mongoli, Zvicër etj). Viteve të fundit punon edhe si kritik i arteve vizuale për artistë të veçantë.

Në dhjetor të vitit 2012, me rastin e “100 Vjet Pavarësi”, u dekorua nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me “Medaljen e Mirënjohjes”. Vepra e tij ndodhet edhe në koleksionin e Muzeut të Nënës Terezë në Shkup dhe Imago Mundi Luciano Benetton Collection.

Prej 2013 ligjerues në drejtimin “Arti konceptual dhe mediet e reja” në Fakultetin e Arteve në UP, si dhe në Universitetin Shtetëror të Tetovës. Prej shkurtit deri në korrik të 2009-ës dhe prej shtatorit të vitit 2015 deri në gusht të këtij viti ka qenë ushtrues detyre i drejtorit të GKK-së

Ballazhi është personazhi i kësaj jave që rrëfehet në rubrikën e përjavshme “7 Shkronjat” në “E diela e Koha Ditore”.

Arti. Kemi të bëjmë me një fragment nga kati më i ri i artit të viteve të fundit që po zhvillohet në Kosovë.

Mendoj që edhe tek ne është bërë një zgjidhje, dhe jemi të bindur se arti nuk është një çështje shijeje të përgjithshme, por një çështje zgjidhjeje personale... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...