Teatri – fillimi dhe fundi i gjithçkaje

4 Shtator 2016 - 08:35      

Erson Zymberi u lind më 1983 në Gjilan. Ai ka mbaruar studimet për regji teatri në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës në vitin 2006. Gjatë studimeve me shfaqjen e tij “Tuneli” është shpallur edhe “regjisori më i mirë” në Festivalin Ndërkombëtar për Film dhe Teatër “Skena UP” – 2005.

Si regjisor, ka punuar nëpër teatro të ndryshme kombëtare dhe rajonale dhe për punën e tij është shpërblyer me disa prej çmimeve më të rëndësishme të festivaleve të ndryshme në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni.

Është njëri prej themeluesve dhe drejtor i Organizatës për Kulturë dhe Zhvillim – Riverside në Kosovë, ku edhe vazhdon të kontribuojë në zhvillimin e politikave kulturore dhe krijimit të hapësirave kreative-eksperimentale mes artistëve të ndryshëm të teatrit bashkëkohor.

Ka përfunduar trajnime të ndryshme në fushën e kulturës, shkrimit inventiv dhe kreativ, menaxhimit të kulturës dhe marketingut digjital dhe social.

Ai ka qenë po ashtu edhe drejtor artistik i Teatrit të Gjilanit (2008).

Aktualisht, është në përfundim të studimeve postdiplomike në programin e Teatrit Eksperimental në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës.

Disa prej shfaqjeve të tij më të suksesshme janë: “Kumbara” (Teatri i Gjilanit, 2007), “Sex, rrena dhe pata t’egra”(Teatri i Gjilanit, 2008), “Gjithçka 1.5” (Teatri ODA, 2008), “Rekuiem” (Teatri i Gjilanit, 2010), “Pacienti i dr. Frojdit” (Teatri i Gjilanit, 2012), “Koloneli Zog” (Teatri Profesionist i Gjakovës, 2014) , “Ufot” (Teatri i Gjilanit, 2015) , “Gishti” (Teatri Kombëtar i Kosovës, 2015) etj.

Zymberi është personazhi i kësaj jave që rrëfehet në rubrikën e përjavshme “7 Shkronjat” në “E diela e Koha Ditore”.

Teatri e ka shpirtin e bardhë. Gjithmonë e kam besuar dhe vazhdoj të besoj se çdo gjë fillon dhe mbaron në të.

Gjatë punës në të ti ndërton, zhvillon, prish, prapë ndërton, prapë zhvillon, prapë prish. Reciklues si jeta... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...