[Te Linda] Ëmbëlsirë Fluture [video]

30 Mars 2015 - 08:58      

Receta për ëmbëlsirë fluture nga Linda.

Pjesa e fluturës
3 vezë
100 gr. sheqer
150 gr. gjalpë të shkrirë
150 gr. miell
1 lugë çaj pluhur pjekje
180 gradë, 10-15 minuta

Pjesa me çokollatë
5 vezë
100 gr. sheqer të kaftë
200 gr. gjalpë në temp. ambienti
100 gr. çokollatë 60% kako
50 gr. arra të bluara
100 gr. miell
10 gr. kakao (2 lugë gjelle)
1 lugë çaji pluhur për pjekje
180 gradë, 20 minuta

Përgatitja:
Pjesa e bardhë: Ndahen vezët, të bardha nga të verdhat. Të verdhat e vezëve tunden me sheqer ndërsa në enën tjetër tunden të bardhat me pak kripë.

Në pjesën me të verdhat e vezës dhe sheqerin shtohet mielli, pluhuri për pjekje, pak vanillë dhe gjalpi i shkrirë por jo i nxehtë dhe përzihet shumë ngadalë. Kësaj mase i shtohen të bashkohet edhe të bardhat e tundura të vezës dhe vazhdohet me përzierjen e ngadaltë. Kur të jetë gati, vendoset të piqet në temperaturë 180 gradë për 10 deri 15 minuta.

Pjesa e kaftë: Përsëri ndahen të bardhat nga të verdhat e vezës. Të verdhat tunden me sheqerin e më pas i shtohet gjalpi i zbutur, çokollata e shkrirë por jo e nxehtë, kako dhe përzihen bashkë e më pas përzihen edhe me miellin dhe pluhurin për pjekje.
Të bardhat e vezës tunden me pak kripë dhe bashkohet me masën e kaftë dhe përzihen duke i shtuar edhe arrat.
-Pjesa e bardhë e pjekur ndahet në forma të fluturës (ose ndonjë formë tjetër që dëshironi) dhe të gjitha pjesët e vogla bashkohen dhe vendosen në mesin e tepsisë për pjekse.
Fundi i tepsisë mbulohet me pak brum të kaftë, vendoset pjesa e bardhë në mes dhe e gjitha mbulohet me pjesën e mbetur të brumit.
Vendoset në furrë që të piqet për 20 minuta në temperaturë 180 gradë e më pas servohet duke u prerë në pjesë të holla dhe me pak sheqer pluhur mbi.

comments powered by Disqus

Të fundit

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...