[Te Linda] Tortë me manaferra [video]

16 Shkurt 2015 - 09:04      

Recetë për tortë me manaferra nga Linda.

Përbërësit:
Pandispaja
5 vezë
100 gr. sheqer
60 ml. qumësht
60 ml. vaj
150 gr. miell
½ lugë çaji kanellë
½ sheqer vanilje
¼ lugë çaji karafil i bluar
½ pluhur për pjekje

Kremi
350 ml. qumësht
200 ml. ajkë
40 gr. bollgur
200 gr. manaferra
100 gr. Kokos

Përgatitja:
Përgatitet pandispaja, ku fillimisht 4 vezë tunden me sheqer, por jo për shumë gjatë. I shtohet edhe sheqeri vanilje. Kur të jenë gati, i shtohet mielli i përzier me pak pluhur për pjekje dhe përzihet.

Më pas i shtohet kanella me karafil, që nuk janë të domosdoshme dhe duke u përzier shtohet gradualisht vaji me qumështin. Kur të jetë gati, gjysma e masës hidhet në enën për pjekje dhe vendoset në furrë për 5 minuta.

Në anën tjetër, përgatitet kremi. Tenxheres në zjarr i hidhet qumështi dhe sheqeri dhe kur qumështi fillon të vlojë, i shtohet kokosi dhe gradualisht derdhet edhe bollguri.

Kremit të përgatitur i shtohet ajka dhe përzihet mirë për t’iu shtuar më pas edhe një vezë, e kur e gjithl masa të jetë përzier mirë i shtohen edhe manaferrat.

Shtresa e parë e pandispasë nxirret nga furra dhe asaj i shtohet kremi i përgatitur me manaferra dhe ena vendoset përsëri në furrë për 5 minuta tjera.

Në fund, mbi krem shtohet edhe pjesa tjetër e brumit të mbetur dhe vendoset përsëri në furrë për 25 minuta në temperaturë 180 gradë.

Tortja mund të dekorohet me shllag ose i derdhet sheqer pluhur, sipas preferencës.

Ju bëftë mirë!

comments powered by Disqus

Të fundit

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...