Në Tiranë e Pogradec, dy të vrarë brenda pak orëve

- 2014-03-12 09:44:44

Tiranë, 12 mars - Në Shqipëri janë regjistruar dy vrasje, njëra që ka ndodhur mbrëmë në Pogradec dhe tjetra në orët e para të mëngjesit sot në Tiranë.

Vrasja në Pogradec ndodhi mbrëmë vonë në fshatin Proptisht, kur 46-vjeçari Shkëlqim Topalli u qëllua me armë në derën e banesës së tij nga një person ende i paidentifikuar.

46-vjeçari është thirrur me emër tjetër nga autori i cili sapo ai ka dalë nga shtëpia e ka qëlluar me breshëri automatiku dhe është larguar nga vendngjarja.

Menjëherë 46-vjeçari është dërguar me urgjencë në spital por ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Mësohet se policia ka shoqëruar 10 persona të cilët do të merren në pyetje për ngjarjen ndërsa dyshohet se motivi i vrasjes janë konfliktet e mëparshme të viktimës.

Një vrasje tjetër në rrethana misterioze ka ndodhur në Tiranë orët e para të mëngjesit të së mërkurës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Kongresi i Manastirit”, në zonën e Xhamllikut në Tiranë.
Policia e kryeqytetit bën me dije se si pasojë e një prite të ngritur pranë banesës së tij ka mbetur i vdekur shtetasi Sami Sheta.
50-vjeçari ka qënë duke u kthyer në shtëpinë e tij dhe në kohë është qëlluar me armë zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie,të cilat kanë nisur hetimet.

Blutë e Tiranës sqarojnë se janë duke hetuar në disa pista që kanë të bëjnë me aktivitetin e viktimës. Konflikte të vjetra apo të çastit që mund të ketë patur 50 vjeçari Sheta është pista kryesore të cilët po ndjekin hetuesit.

comments powered by Disqus

Të tjera

Kapet shqiptari në Itali me 1.6 ton drogë - 2014-08-01 09:46:00

San Vito al Tagliamento, 1 gusht - Policia italiane ka vënë në pranga një 42-vjeçar shqiptar, ...

Edhe 6 arrestime për vjedhjen e Bankës së Shqipërisë - 2014-08-01 09:40:44

Prokuroria e Tiranës kërkoi dje në mbrëmje nga Policia e kryeqytetit ekzekutimin e 5 urdhër ...