Florianin e pret një vit tejet dinamik [video]

11 Janar 2017 - 23:20      

Ylli i estradës shqiptare, Floriani, vitin që sapo e lamë pas e mbylli me lansimin e projektit muzikor “Hej zemër”, të realizuar nga producenti Adrian Gaxha dhe me tekst të Uki Latifit.

Këngëtari shkupjan theksoi se 2017-a do të jetë vit tejet dinamik për të, pasi që disa projekte muzikore të nisura po e presin finalizimin, ndërsa ai po planifikon që pas dy vjetësh t’i rikthehet bashkëpunimit me pop-këngëtarin Adrian Gaxha, me të cilin fitoi simpatinë e publikut.

Floriani për emisionin “Express” të KTV-së tregoi se me cilin yll të skenës muzikore do të dëshironte ta realizonte një këngë brenda këtij viti.

Krijimtarinë artistike, Floriani po e vazhdon nëpërmjet studimeve që i ka nisur tash e një vit në shkollën e muzikës në kryeqytetin e Maqedonisë.

Floriani u popullarizuar me këngën që i solli në bashkëpunim me Adrian Gaxhën, ndërsa në këtë intervistë theksoi se përpos muzikës vazhdon të mos jetë i dashuruar në askënd tjetër.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...