Shtyhet lansimi i albumit të Dua Lipas

11 Janar 2017 - 12:06      

Këngëtarja me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa, ka njoftuar për shtyrjen e lansimit të albumit të saj të parë në karrierë.

Në një intervistë për emisionin “Express” të KTV-së në muajin gusht të vitit të kaluar, Dua kishte njoftuar se albumi i parë do të lansohej në shkurt, por krijuesja e hitit “No Lie” ka njoftuar se lansimi i albumit është shtyrë për muajin qershor.

“Data e lansimit të albumit tim është shtyrë për 2 qershor, për të futur edhe disa këngë dhe bashkëpunime të reja, të cilat janë duke u punuar”, ka njoftuar Dua Lipa në një postim në Facebook, transmeton Koha.net.

Dua ka kërkuar falje për këtë shtyrje, por ka thënë se do ta kompensojë me projektet e reja të cilat do t’i bëjë të ditura së shpejti.

“Më vjen keq për shtyrjen, po ju premtoj se do të jem me ju më 2 qershor. Jam perfeksioniste dhe dua që të sjell albumin më të mirë të mundshëm. Kam disa njoftime të reja për këtë muaj... të gjitha do të bëhen të ditura! Faleminderit për durimin dhe mezi pres që ju ta dëgjoni albumin”, ka shkruar Dua Lipa.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...