Vizita në Mekë, përmbushje shpirtërore për Gold AG [video]

10 Janar 2017 - 22:01      

Është njëri prej këngëtarëve shqiptarë, i cili vazhdimisht e shpreh hapur lidhjen e fortë që e ka me fenë myslimane.

Këtë e përmend edhe në intervista e herë pas here edhe në këngë.

Fjala është për Gold AG, i cili vitin e kaluar kreu obligimin e tij fetar të shkuarjes në haxh.

U përfol gjatë, e edhe vetë këngëtari deklaroi se ndihet i plotësuar shpirtërisht. “Falënderoj zotin që ma mundësoi shkuarjen atje”, pati deklaruar këngëtari për KTV-në.

Pas angazhimeve të fundvitit, pak ditë më parë reperi ia dha vetes edhe disa ditë të tjera pushim, larg angazhimeve në muzikë.

Udhëtimi i tij i radhës ishte në qytetin e Mekës, vend i shenjtë për besimtarët e fesë myslimane. Shkuarjen atje Ariani e pati bërë të ditur për emisionin më të ri në KTV, “N’gas’z”, duke e konsideruar veten me fat për këtë udhëtim.

Pavarësisht angazhimit fetar, Goldi nuk e ka në plan ta lërë anash muzikën. Viti 2017 do të jetë me shumë projekte muzikore për adhuruesit e muzikës së tij, me disa bashkëpunime po ashtu, raporton Express i KTV-së.

Gjatë këtij muaji, Gold Ag pritet ta publikojë projektin e parë për vitin 2017.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.


GOLD AG_ 10 01 by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...