Qeveria s’e ka zbatuar plotësisht Ligjin për kategoritë e dala nga lufta

- 2014-03-06 17:52:38

Mosnxjerrja e akteve nënligjore nga ana e ministrive përkatëse, mosinformimi i pjesëtarëve të kategorive të luftës dhe mungesa e trajtimit psiko-social kanë qenë disa nga gjetjet kryesore të raportit të Qendrës për Hulumtim, Dokumentim dhe Publikim (QHDP) mbi monitorimin e Ligjit për kategoritë shoqërore të dala nga lufta.

Raporti është prezantuar të enjten.

“Që nga hyrja në fuqi në janar 2012 e deri më sot, Qeveria e Kosovës ka nxjerrë vetëm 5 akte nënligjore nga 17 sa është obliguar nga Kuvendi i Kosovës”, thuhet në një komunikatë për media të lëshuar nga kjo Qendër. “Raporti ka gjetur gjithashtu se mungon informimi i pjesëtarëve të kategorive të luftës si dhe e publikut në përgjithësi. Kjo përbënë vështirësi në zbatimin e ligjit dhe gjithpërfshirjen e të gjithë të prekurve në të”, thuhet më tej aty.

Gjetje tjetër me rëndësi ka qenë mungesa e trajtimit psiko-social. Gjatë publikimit të raportit, është thënë që jepja e pensioneve është absolutisht e papranueshme pa trajtimin psiko-social.

QHDP ka nxjerrë 13 rekomandime për institucionet qeveritare dhe të tjera relevante për çështjen e kategorive të luftës të cilat do tu dërgohen institucioneve me qëllimin për përmirësimin e situatës së kategorive shoqërore të dala nga lufta.

Të dhënat për këtë raport janë nxjerrë duke përdorur hulumtimin me metoda kualitative dhe ka pasur për qëllim të nxjerrë informata për zbatimin e Ligjit për kategoritë e luftës.

Gjatë prezantimit morën pjesë përfaqësues të institucioneve të Kosovës dhe organizatave që merren me çështje të ndryshme të kategorive shoqërore të dala nga lufta.

© KOHA.net

comments powered by Disqus

Të tjera

OnePlus prezanton orën OneWatch - 2014-08-01 23:52:05

OnePlus raportohet se është duke u përgatitur për të prezantuar orën e mençur që do të ...

HTC bën gati pajisjen e re - 2014-08-01 23:31:44

Kompania HTC kah fundi i muajit gusht do të mbajë një konferencë gjatë të cilës pritet të ...

Me Kanun fëmija nuk bie në gjak - 2014-08-01 23:03:56