Çfarë tha Haradinaj para trupit gjykues

12 Janar 2017 - 14:26      

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj para trupit gjykues të Gjykatës së Apelit në Colmar, në Francë, ka thënë se do të respektojë obligimet dhe procedurat ligjore që u nxorën sot në shqyrtimin e parë ndaj tij.

Haradinaj sot u lirua me kusht deri në shqyrtimin e kërkesës së Serbisë për ekstradim të tij.

“Do t’i respektoj të gjitha obligimet dhe procedurat ligjore, sikur i kam respektuar çdoherë. Megjithatë, kërkesa e Serbisë është politike”, ka thënë Haradinaj para trupit gjykues.

Deri në orën 14:30 pritet të përfundojnë procedurat që Haradinaj të lirohet.

Avokati i tij, Arianit Koci, ka thënë për KTV se pas kësaj ore do të mund ta takojë liderin e AAK-së.

Ai ka shtuar se si mbrojtje kanë kërkuar që krejtësisht të hidhet poshtë kërkesa e Serbisë për ekstradim por Gjykata fillimisht ka vendosur vetëm për lirim me kusht.

Procedura e shqyrtimit të kërkesës së Serbisë për ekstradim merr 18-40 ditë që nga dita e arrestimit.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...